Pas zgjedhjeve presidenciale serbe, rezultatet treguan se kandidati Aleksandar Vuçiq arriti të fitojë që në raundin e parë postin e presidentit.
E Aleksandar Vuçiq-it për postin e ri, i kanë uruar dhe diplomatë të tjerë botëror duke menduar dhe për bashkëpunime.
Zyrtari i parë i huaj që dërgoi dedikim Vuçiqit ishte Ministri i Jashtëm austriak Sebastian Kurtz i cili uroi edhe për bashkëpunim atë me zgjedhjen e tij si President i Serbisë.
”Urime për Aleksandar Vuçiq në zgjedhjen e Presidentit të Serbisë. Unë pres që të vazhdojë bashkëpunimi i ngushtë në mes dy vendeve”, ka shkruar Kurtz në mesazhin e tij në Twitter.
Pas Kurtz, ka pasuar kancelari austriak Christian Kern me urimin e tij për presidentin e ri të Serbisë, ku dhe ky në llogarinë e tij në Tëitter tha ‘’se qëndrueshmëria dhe begatia e Serbisë janë në interes të Europës dhe Austrisë’’.
Pa urim Vuçiq nuk mbeti as edhe nga Komisioneri i Bashkimit Europian për politikën e Fqinjësisë Europiane, Johanes Hahn teksa kërkoi që edhe në të ardhmen të vazhdoi bashkëpunimi me presidentin e ri, njofton Klan Kosova.
Në llogarinë e tij në Twitter ai shkroi:
“I përgëzoj Vuçiq-it për zgjedhjen e tij si President i Serbisë me rezultat bindës. Serbia dhe BE-ja – më të mirë së bashku“.
E urimi tjetër në drejtim të Vuçiq-it ishte edhe nga Presidentja e Italisë, Friuli Venezia Giulia Debora Serajkani .
“I përgëzoj Vuçiq-it fitore të qartë, ne besojmë se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë dhe do të jetë më i fuqishëm” tha ajo.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...