Google ADS

Çfarë ndodhi mes Ramës e Metës pas darkës me peshk?

09:36 | 3 Prill 2017
Arbresh.info

Ka zgjatur 4 orë darka mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe kreut të Kuvendit, Ilir Meta, që nisi në orën 20:45 të mbrëmjes së djeshme në një restorant me prodhime deti tek “Pazari i Ri” në kryeqytet.

“BalkanWeb” raporton se i pari që ka dalë nga restoranti në orën 00:47 të mëngjesit të sotëm ka qenë Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Ndërkohë që pas tyre (ora 00:55) ambjentet e restorantit i kanë lënë kreu i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.

Ra në sy fakti që edhe pse ndejtën në shoqërinë e njëri-tjetrit për mbi 4 orë, aleatët “refuzuan” të shfaqen në publik sëbashku pas përfundimit të darkës, transmeton Klan Kosova.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme