Ende s’ka rezultate të zgjedhjeve serbe nga Kosova, burgu dhe diaspora

09:26 | 3 Prill 2017
Arbresh.info

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Serbi, nxori si fitues kandidatin Aleksandar Vuçiq.

Por numërimi i votave nuk është bërë ende nga Kosova, nga burgu dhe nga diaspora.

Votat nga Kosova kanë mbërritur këtë mëngjes në Vranjë dhe Rashkë, por që rezultati i tyre është ende i panjohur, raporton b92,transmeton Indeksonline.

Ndryshe OSBE, gjatë natës së kaluar ka njoftuar se nuk kishte kushte për mundësinë e numërimit të votave të serbëve në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme