Facebook vazhdimisht po eksperimenton me platformën e tij – siç mund ta keni vërejtur se kohët e fundit ka shtuar storjet e stilit të Snapchat në krye të aplikacionit.
Dhe shtesa më e fundit në aplikacion është një ikonë e vogël në formën e një rakete, e cila është shtuar pranë butonit të miqve dhe njoftimeve.
Klikoni në të dhe ajo ju dërgon në një ‘faqe tjetër të të rejave’ – duke ju dhënë kështu edhe më shumë përmbajtje për të shfletuar, transmeton Gazeta Express.
Për momentin, vetëm pak njerëzve duket se iu është shfaqur kjo ikonë, pasi Facebook e ka lëshuar atë vetëm për disa përdorues të iOS dhe Android.
Faqja e dytë e të rejave shfaqë fotografi, artikuj dhe postime të tjera nga burime që nuk i ndjekni. Por, duke e parë se çfarë pëlqeni, Facebook mendon se jeni të interesuar t’i shihni ato.
Kjo veçori e ri do t’i ndajë njerëzit nga përmbajtjet e ueb-faqeve. Por për momentin, kjo veçori e re është duke shkaktuar huti në mesin e përdoruesve.
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...