Enrique vjen me deklaratë interesante pas ndeshjes

23:57 | 2 Prill 2017
Arbresh.info

Barcelona e ka mposhtur 4:1 Granadan, duke iu ofruar në dy pikë Real Madridit në renditjen e La Ligas.

Trajneri i katalanasve, Luis Enrique, është ndarë i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij në këtë ndeshje, teksa lavdëroi edhe sulmuesin që nuk po luan shumë, Francisco Alcacer – i cili sot gjeti golin.

“Bëmë një ndeshje të mirë nga fillimi deri në fund. Ishim të përkushtuar dhe jam i lumtur me paraqitjen e djelmoshave nga mbrojtja deri te sulmi. E dinim se nuk do të jetë lehtë, por në fund morëm tre pikë dhe kjo është më rëndësi”, tha Enrique.

“Alcacer pati mundësi të vërtetojë se është lojtar i madh. Jam i lumtur për golin që shënoi dhe paraqitjen që bëri”, shtoi Enrique.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme