Google ADS

Këto janë fjalët e para të Vuçiqit pas shpalljes së fitores

23:45 | 2 Prill 2017
Arbresh.info

Kandidati presidencial serb, Aleksnadar Vuçiq ka thënë se është shumë krenar për gjithë interesin e madh të qytetarëve të Serbisë.

Vuçiq deklaroi se për të votuan më shumë se dy milionë votues që shkuan në qendra të shumta të votimit.
Gjithashtu Vuçiq nuk ngurroi të thotë se mori 12 për qind më shumë vota se të gjithë kandidatët e tjerë së bashku, duke shtuar se la prapa Sasha Jankoviq-in me 16.2 për qind dhe Luka Maksimoviq me 9.4 për qind, transmeton Indeksonline.

Duke folur për rezultatet, Vuçiq deklaroi se, nuk ka ende rezultatet e Kosovës, por që pret një fitore dërmuese.

“Unë jam shumë krenar për faktin se ne kemi marrë një numër të madh të votave në kushte që për ne nuk ishte aspak e lehtë, për ne kjo është një ditë e rëndësishme dhe është e rëndësishme për të treguar në cilin drejtim Serbia, dëshiron të shkojë. Kjo është një fitore e pastër dhe nuk mund të interpretohet”, ka thënë Vuçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme