Drejtuesit e shtetit u treguan neglizhentë në rastin e Haradinajt

23:05 | 2 Prill 2017
Arbresh.info

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, është shprehu i bindur se më 6 prill do të merret vendimi përfundimtar për lirimin e plotë të liderit të tyre, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se nuk ka asnjë arsye që pas 6 prillit, Haradinaj të mos jetë në Kosovë.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, ai ka theksuar se që nga fillimi procesi ndaj Haradinajt ka qenë i padrejtë pasi, sipas tij, drejtësia franceze ka rënë pre e shpifjeve të Beogradit.

Isufi ka vlerësuar se shteti i Kosovës dhe drejtuesit e tij janë treguar neglizhentë karshi rastit Haradinaj.

Madje, sipas tij, qytetarët dyshojnë se ndalimi i Haradinajt ka të bëjë me çështjen e demarkacionit dhe Asociacionit.

Duke folur rreth situatës politike në vend dhe koalicionit qeveritar, Isufi ka thënë se e vetmja mënyrë për ta hequr qafe këtë Qeveri janë zgjedhjet e parakohshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme