Drejtuesit e Vëllaznimit përmes një komunikate kanë akuzuar Flamurtarin se kanë zhvilluar lojë brutale dhe kanë dëmtuar stadiumin dhe dhomat e zhveshjes.
Klubi akuzon edhe kapitenin e Flamurtarit, Fidan Hasanin se ia ka thyer këmbën Drilon Nuzes, rast ky që bëri ndeshja të ndërpritet në minutën e 90’të.
Komunikata e plotë të Vëllaznimit
Prishet edhe një derbi i Ligës së Parë
Sot, në stadiumin e qytetit në Gjakovë ishin krijuar të gjitha kushtet që të zhvillohet një derbi i vërtet pasi takoheshin i pari me të dytin e Ligës së Parë të Kosovës në futboll – Vëllaznimi dhe Flamurtari.
Atmosfera shumë e mirë, rreth 3 mijë shikues që është rekordi për sivjet në këtë rang garash, pritnin një futboll cilësor dhe korrekt. Por nuk ndodhi kjo. Edhe një herë u dëshmua se kur Flamurtarit i duhet fitorja, nuk ka futboll, ka provokime, ka jo korrektësi, ka zhagitje të lojës, ka ashpërsi e brutalitet në lojë e deri në ndërprerje të ndeshjes.
Kështu ndodhi edhe në këtë ndeshje e cila u ndërpre në minutën e fundit, në minutën 94. Të përkujtojmë se është kjo ndeshja e tretë e Flamurtarit si mysafir që ndërpritet (me Rahovecin, me Ballkanin dhe tash me Vëllaznimin).
Që nga minuta e parë të kësaj ndeshje filluan provokimet më drastike të shumicës prej futbollistëve të Flamurtarit por edhe të trajnerit Nikaj. Mbase kjo nuk është çudi, kur gjyqtari Isufi, të gjitha këto i toleronte, bile i merrte në mbrojtje ata që provokonin dhe luanin në mënyrë brutale, në ç’drejtim printe kapiteni i Flamurtarit, Hasani.
I njëjti, sikurse edhe disa lojtarë të tjerë të Flamurtarit, pas çdo vendimi të gjyqtarit e rrethonin atë duke e sharë dhe kërcënuar, ndërsa gjyqtari Isufi të gjithë këto i shikonte me indiferencë dhe i toleronte.
Një sjellje e tillë e lojtarëve të Flamurtarit kulmoi në minutën 91, kur pas një starti brutal të kapitenit Hasani, futbollistit 20 vjeçar Drilon Nuzes të Vëllaznimit iu thye këmba në dy vende duke iu rrezikuar kështu karriera futbollistike.
Pavarësisht kësaj, gjyqtari i mjaftua vetëm me kartonin e verdhë (!), pro edhe këtë vendim Hasani kurrsesi nuk e pranonte duke e sharë dhe kërcënuar gjyqtarin i cili të gjitha këto o toleronte dhe i duronte, ndërsa vetëm ai e din arsyen pse vepronte kështu.
Meqenëse ishte ky kartoni i dytë i verdh i Hasanit ai u desh ta lëshonte fushën të cilën gjë filloi ta bëjë pas një proteste rreth 3-4 minutëshe(!), ndërsa në dalje nga fusha bënë sjellje josportive karshi publikut, duke i provokuar ata dhe kjo solli reagimin e shikuesve, për çka ndeshja i ndërpre.
Mysafirët nuk u mjaftuan me kaq, por i thyen deshatorët në stadium ndërsa simpatizuesit e tyre i dëmtuan rrethojat e fushës. Fotot e dëshmojnë këtë veprim vandal të prishtinasve, ndërsa e dëshmojnë edhe thyerjen e këmbës së Drilon Nuzës në dy vende.
Pas gjithë kësaj që ndodhi sot në stadiumin e qytetit në Gjakovë, ku u prish një ndeshje që duhej të jetë festë e futbollit, me të drejtë shtrojmë pyetjen – a është e domosdoshme që Flamurtari të jetë kampion i kësaj lige? A është e domosdoshme që të gjithë rivalët e Flamurtarit duhet të pësojnë në këtë mënyrë? Nëse vërtet këto gjëra janë të domosdoshme, atëherë duhet të na tregohet që së paku të kursejmë shëndetin e futbollistëve tanë, e të mos vijnë në situatë që tash një lojtari 20-vjeçar ti rrezikohet seriozisht karriera e mëtutjeshme sportive.
Kryesia e F.C.”Vëllaznimi”-Gjakovë
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...