Në Kuadër të organizimit të brendshëm të degëve të Aleancës Kosova e Re, sot në praninë e një numri të madh të qytetarëve të Kaçanikut, është bërë prezantimi i koordinatorit të degës së Aleancës Kosova e Re në këtë Komunë.
Kastriot Bushi do të jetë koordinator i degës së Aleancës Kosova e Re në Kaçanik, deri në mbajtjen e Kuvendit të kësaj dege, e që do të organizohet pas konsolidimit të Forumit të Gruas dhe atij Rinor në këtë degë, thuhet në komunikatën për media.
Karakteristikë e këtij tubimi ishte pjesëmarrja e madhe dhe interesimi i dukshëm i kaçanikasve për anëtarësim në AKR, ndërsa në tubim, të pranishëm ishin edhe përfaqësues të tjerë nga Aleanca Kosova e Re, në mesin e të cilëve edhe kryetari i degës së AKR-së në Ferizaj, Labinot Tahiri, si dhe nga Qendra Vesel Makolli, Ibrahim Rexhepi, Rejhan Vuniqi dhe shumë përfaqësues të tjerë.
Pas falënderimit të pjesëmarrësve në këtë tubim, koordinatori i degës së AKR-së në Kaqanik, premtoi se me përkrahjen e Presidentit të AKR-së Behgjet Pacolli, ai do të angazhohet në promovimin e frymës së AKR-së në mesin e qytetarëve të tij, duke punuar kështu në fuqizimin e politikave ekonomike dhe zhvillimore për Kaçanikun.
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...
Shtyhet seanca ndaj Kobrës, seancën e radhës pritet të dëgjo...
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...