Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj i cili po vazhdon të qëndrojë në Colmar të Francës, nuk pret që vendimi lidhur me kërkesën e Serbisë për ekstradimin e tij të merret të enjten.
“Ndjenja ime është se ata nuk do të nxitojnë.Gjykata do të shqyrtojë informacionin e kërkuar nga Beogradi por vendimet do të merren në javët e ardhshme”, ka thënë Haradinaj në një intervistë për AFP.
Haradinaj gjithashtu është shprehur i bindur se ai do të lirohet.
“Unë nuk mund të imagjinoj se do të dërgohem në Serbi, me një kërkesë për ekstradim e cila nuk ka bazë dhe unë jam viktimë e një persekutimi të vërtetë politik, për shkak të angazhimit tim në një Kosovë të pavarur”, ka shtuar Haradinaj, transmeton Indeksonline.
Ai ka thënë gjithashtu se e respekton sistemin e drejtësisë franceze, por thekson se ai nuk mund ta kuptojë ngadalësinë e gjithë këtij procesi.
“Të gjithë e kanë kuptuar se rasti im është politik, unë shpresoj se kësaj çështje shpejtë t’i vije fundi”, ka theksuar Haradinaj.
Lideri AAK-së, ka cilësuar dialogun me Serbinë si “dështim” dhe sipas tij liderët serbë kanë inkuruajur shtim të tensioneve në Kosovë, vetëm për shkak të zgjedhjeve presidenciale.
Haradinaj nuk ka nguruar të komentojë edhe transformimin e FSK-së në Ushtri, duke deklaruar se është qëllim legjitim i vendit.
“Situata e sigurisë është shumë komplekse në rajon, terroristët shkaktojnë probleme duke përdorur ndonjë vakum. Ushtria e Kosovës do të kontribuojë në shmangien e gjithë kësaj”, ka vazhduar Haradinaj.
Lideri Haradinaj është shprehur se ishte krejtësisht i befasuar dhe i tronditur nga arrestimi që iu bë, duke pasur parasysh se posedonte vizë Shengen dhe pasaportë diplomatike, si një ish-kryeministër i Kosovës.
Gjithashtu Haradinaj ka cilësuar se qytetarët e Kosovës e shohin NATO-në si forcë të tyre.
“Qëllimi ynë është që ne si Kosovë të kemi ushtrinë tonë dhe kështu të kompensojmë NATO-në”, ka thënë Haradinaj.
Ndryshe Haradinaj është arrestuar me 4 janar në kufirin e Zvicrës dhe Francës, pas një urdhër-arresti të lëshuar nga shteti serb.
Ai u lirua në arrest shtëpiak një javë më vonë, por duke iu marrë pasaporta dhe duke qenë i ndaluar të qëndrojë vetëm në territorin francez.
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë