Ashtu siç pritej Gjilani ka mposhtur lehtësishtë Hajvalinë me rezultat 2-0.
Ndeshja nisi mirë për vendasit të cilët kontrollonin lojën përballë juniorëve të Hajvalisë. E goli i parë në ndeshje erdhi në fund të pjesës së parë.
Ishte sulmuesi Isa Eminhaziri që shënoi për 1-0 në minutën e 46-të. Me epërsinë minimale të vendasve dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutash. Me të filluar pjesa e dytë, Gjilani me këmbëngulje kërkonte golin e dytë dhe të sigurisë. Një gjëje të tillë bardh e kuqtë ia arritën pas një ore lojë.
Sulmuesi ferizajas, Betim Haxhimusa shënoi pa problem në portën e mysafirëve për 2-0. Me këto tri pikë të fituara, Gjilani blindon pozitën e gjashtë në tabelë me 33 pikë pas 23 javësh. Ndërkohë Hajvalia mbetet e fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë dhe me gjasa tejet të vogla për t’i shpëtuar rënies.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...