Luajtja e tetrisit në spital vetëm disa orë pas përjetimit të ndonjë aksidenti automobilistik mund të ndikojë në pengimin e paraqitjes së çrregullimeve të stresit të post-traumës, tregon një hulumtim i shkencëtarëve britanikë dhe suedezë.
Shkencëtarët e kryen hulumtimin te 71 persona, viktima të aksidenteve të trafikut, derisa po prisnin kontrollin mjekësor në shërbimin urgjent.
Ata nga gjysma e pacientëve kërkuan që për një kohë të shkurtër të përkujtojnë aksidentin dhe më pas të nisin të luajnë tetris, njëra nga lojërat më të popullarizuara.
Grupi i dytë mori për detyrë që të relaksohet në lojërat kompjuterike të bazuara në fjalë.
Shkencëtarët nga Instituti suedez Karolinska dhe universiteti Oxford erdhën në konkludim se pacientët, të cilët luanin tetris përjetuan më pak përsëritjen e ndjenjës së aksidentit të pësuar, transmeton KosovaPress.
Rezultati i hulumtimit, i cili është publikuar në numrin e fundit të revistës “Molecular Psychiatry”, tregon se loja me tetris zvogëlon numrin e mendimeve të ndërlidhura me aksidentin e pakëndshëm dhe largon vëmendjen e trurit nga ajo ngjarje, dhe ndryshon mënyrën e të menduarit me të cilën ndjenjat stresuese ushqehen.
Ndryshe, shkencëtarët kanë konkluduar se paraqitja e stresit të post-traumës është një lloj i çrregullimit të ankthit dhe se ai paraqitet te çdo i katërti person që ka pësuar aksident automobilistik.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...