Ambasadori Jan Braathu, kryesues i Misionit të OSBE-së në Kosovë, si dhe shefi i zyrës ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, Dejan Paviçeviç kanë vizituar sot qendrën e votimeve në shkollën e mesme teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”, në veri të Mitrovicës.
Me këtë rast, ambasadori Braathu tha para mediave se OSBE personalisht është përgjegjëse për çdo aspekt të këtij procesi.
“Jam këtu vetëm që të shoh se si gjërat po shkojnë, dhe duket se po shkojnë mirë. Situata është e qetë, njerëzit po vijnë, po shohim shumë njerëz që po vijnë të votojnë, nëse vazhdon kështu ne do jemi shumë të lumtur. OSBE-të personalisht janë përgjegjës për çdo aspekt të këtij procesi. Kam folur me kolegët e mijë brenda dhe ata thanë se gjërat po shkojnë mirë. Si OSBE mund të them se jemi shumë optimistë në lidhje me këtë operacion”, tha ai.
Ambasadori Braathu po ashtu tha se këto nuk janë zgjedhje por mbledhje të votave nën mbikëqyrjen e OSBE-së në pajtim me institucionet e Kosovës.
“Pikë së pari këto nuk janë zgjedhje por mbledhje të votave, ky është dallimi, që po mbahen nën mbikëqyrjen e OSBE-së në bashkëpunim me institucionet e Prishtinës. Dhe siç kam thënë më herët çdo gjë që bëjmë këtu është në pajtim me institucionet e Prishtinës dhe ato të Beogradit, dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë pa pajtimin e të dy palëve”, tha Braathu.
I pyetur nëse fletëvotimet do të dërgohen në Serbi për numërim, Braathu tha se do të veprohet sipas instruksioneve të komisionit përkatës pas orës 7-të në mbrëmje.
Sot në Serbi po mbahen zgjedhjet presidenciale. Që në mëngjes edhe në Kosovë janë hapur 90 vendvotime të shpërndara në 20 lokacione në kuadër të katër qendrave dhe 16 degëve. Vendimin për lejimin e mbajtjes së tyre në territorin e Kosovës e ka marrë vetë Qeveria e Kosovës.
Arrestohen tre zyrtarë të Federatës se Karatesë, dyshohet se...
Shkatoi telashe në bordin e një anije, 35 vjeçari vdes pasi ...
AUV shton kontrollin e mandarinës, pa dallim origjinën e tyr...
Përleshja me thikë në Lipjan, lëndohen dy persona
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...