Google ADS

Problemet shëndetësore që kuron uthulla e mollës

14:03 | 2 Prill 2017
Arbresh.info

Uthulla e mollës mund të kurojë më shumë se 10 probleme shëndetësore, e me këto të fundit nënkuptojmë ato të vërtetat si artrit, astmë, diarre.

Ajo është e pasur në përbërës antibakterialë, anti-inflamatorë e antiseptik, po për të përfituar prej saj duhet të dini mënyrën e duhur të përdorimit.

Në krye të të mirave qëndron aftësia detoksifikuese. Ky lëng magjik ka fuqinë të pastrojë organizmin nga toksinat e dëmshme.

Dobitë tjera:

Artrit Përzieni 2 lugë mjaltë dhe dy lugë uthull molle. Konsumoni këtë masë tre herë në ditë për lehtësimin e dhimbjeve shkaktuar nga artriti. Dhimbje koke

Uthulla e mollës trajton gjithashtu migrenën. Ajo do të eliminojë toksinat, do të rregullojë presionin e gjakut, do të balancojë sheqerin në gjak etj.

astmë

Nëse thithni fortë aromën e uthull së mollës rrugët respiratore do të lirohen.

diarre

Pi një përzierje të 2 lugëve uthull molle me 230 mj ujë dhe diarreja do të ndalojë.

kollë Pini një lugë uthull molle dhe kolla juaj do të pushojë sa hap e mbyll sytë.

Marramendje Uthulla e mollës trajton marramendjet për shkak të aftësisë së saj për të ulur nivelet e glukozës në gjak dhe presionin e gjakut.

hemorragji Pini një gotë nga kjo përzierje: 2 lugë uthull molle në një gotë e gjysmë me ujë në qoftë se ju doni të ndaloni gjakderdhjen nga një e prerë.

ekzemë

Përzieni ujë uthull molle dhe mjaltë për të kuruar ekzemën. Kjo pije duhet konsumuar tre herë në ditë.

urth Për të trajtuar urthin uthulla e mollës duhet konsumuar përpara ngrënies. Rekomandohet një lugë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme