Ankesat më të mëdha te Avokati i Popullit kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor dhe administratën. Avokati gjatë vitit 2016, ka rritur numrin e rekomandimeve për institucionet publike krahasuar me vitin 2015, por ka rritur edhe hetimet me vetiniciativë.
Këto i ka bërë të ditur në një intervistë për KosovaPress, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, i cili ka thënë se problem mbetet trajtimi i raportit vjetor të Avokatit të Popullit në Kuvendin e Kosovës. Ai bëri të ditur se zyrtarisht kanë kërkuar që të ndryshohet rregullorja e brendshme e Kuvendit që është pengesë që të debatohet raporti në seancë plenare.
“Problemi që tani mbetet dhe që do të duhej të zgjidhej është se si trajtohet raporti vjetor i Avokatit të Popullit në Kuvendin e Kosovës sepse është autoriteti të cilit i raportohet dhe i cili ka mandat për të intervenuar nëse Qeveria, nëse eventualisht nuk është zbatuar rekomandimet e Avokatit të Popullit. Është mjeti i fundit që do të duhej të shfrytëzohej nga parlamenti dhe në referimet tona të më hershme, mirëpo, edhe në komunikimin me komisionet përkatëse funksionale në Kuvend, ne kemi trajtuar këtë çështje dhe kemi kërkuar tani më edhe zyrtarisht me një dokument, në të cilin kemi kërkuar që të ndryshuar rregullorja e brendshme e Kuvendit që është pengesë tani që ky raport i Avokatit të Popullit të debatohet në seancë plenare në Kuvend, ku të gjithë deputetët mund të ngritin shqetësimet ose të sfidojnë qeverinë sa i përket moszabatimit”, tha ai.
Sipas Avokatit të Popullit qëllimi i kësaj është që Kuvendi të ndërmerr hapa konkret në mënyrë që të gjitha rekomandimet të zbatohen nga Qeveria.
“Qëllimi është që përfundimisht Kuvendi të ndërmerr hapa konkret në mënyrë që të gjitha këto rekomandime të cilat eventualisht kanë mbetur pa u zbatuar të zbatohen nga Qeveria brenda një afati që kish mujtë me percaktua vetë Kuvendi. Prandaj, ideja është që si mjet i fundit të jepet mundësi në Kuvend për të mbikqyrë Qeverinë në rastin e moszbatimit të rekomandimeve, kështu që të sigurohet edhe zbatueshmëria e rekomandimeve të Avokatit të Popullit edhe me zbatimin e rekomandimeve sigurisht që ka me pasur përmirësim të situatës dhe gjendjes. Nëse kjo nuk ndodh unë jam pak skeptik që mund me pas suksese sepse ne vazhdimisht mund të prodhojmë rekomandime,por nëse ato nuk zbatohen qëllimi nuk arrihet edhe vetë idesë së krijimit të Institucionit të Avokatit të Popullit dhe vetë ligjeve, ose vetë Kushtetutës e cila e ka përcaktuar si mekanizëm të vetëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë çfarë është Institucioni i Avokatit të Popullit”, tha ai.
Avokati i Popullit, Hilmi Jashari bëri të ditur se gjatë vitit 2016 hetimet me vetë-iniciativë janë rritur për 100 përiqnd, në krahasim me vitin 2015.
“Jemi në ngritje në krahasim me vitin 2015, 200 përqind sa i përket prodhimit të rekomandimeve me të njejta kapacitete. Po ashtu, një punë e mirë që është bërë falë përkushtimit edhe të kolegëve dhe të organizimit brenda këtu në institucion që kemi bërë për të shkoqitur mbi të gjitha shqetësimet që i kanë qytetarët. Gjithashtu, në këto hetimet me vetëiniciativë kemi pasur një ngritje të madhe, këto hetime në krahisim me vitin 2015 janë në shkallën 100 përqind në krahasim me 2015 që gjithashtu është një indikatorë që tregon se ka pasur një ngritje të vazhdueshme sa i përket hetimeve me vetëiniciativë”, bëri të ditur Jashari.
Gjithashtu, ai bëri të ditur se ankesat nga ana e qytetarëve janë të llojllojshme.
“Ankesat janë të llojllojshme prej kërkesave individuale, grupore, pastaj ankesat apo hetimet të cilat ne nisim mbi bazën e informatave që marrim nga mediumet e ndryshme të Republikës së Kosovës dhe mbi bazën e vetiniciativës ne hapim hetime ku ka shkelje sistematike të drejtave të njeriut. Prandaj, një lloj grupimesh të ankesave mbi bazën nëse është ndonjë ankesë individuale, është grupore, apo ndonjë çështje një rast që kemi nis me vetëiniciativë. E dyta sa i përket llojit të ankesave që paraqiten edhe palëve përgjegjëse që palët apo individët kërkojnë janë gjithashtu të llojllojshme, duke filluar nga shtyllat e pushtetit që kisha mujt me i grupua këto tria që zakonisht njihen në çdo sistem që është gjyqësori, ekzekutivi dhe legjislativi. Nëse me pyet se cilat janë më të përfaqësuara në Institucionin e Avokatit të Popullit, definitivisht janë administrata publike edhe sistemi gjyqësor për shkak të vështirësisë që vazhdimisht kanë pasur këto dy sisteme në funksionim”, tha ai.
Avokati Jashari tha se nëse i referohen sistemit gjyqësor pjesa më e madhe e ankesave i referohen çështjeve që kanë të bëjnë me zvarritjen e proceduarve gjyqësore dhe mos ekzekutimit të vendimit gjyqësor.
“Nëse i referohemi sistemit gjyqësor pjesë e madhe e ankesave i referohen çështjeve që kanë të bëjnë me zvarritjen e procedurave gjyqësore edhe mos ekzekutimit të vendimit gjyqësor. Këto janë dy çështje që edhe ashtu bien në mandat të Avokatit të Popullit, sepse janë edhe në atë konceptin që njihet si administrim i drejtësisë edhe të cilët nuk kanë të bëjnë me përmbajtjen e rastit konkret, mirëpo kanë të bëjnë me mënyrën si administrohet drejtësia lidhur me një çështje të caktuar. Ndërsa, sa i përket administratës publike një pjesë e madhe ankesave kanë të bëjnë me mospërgjigje brenda një afati të caktuar që është e përcaktuar me ligj dhe pjesa tjetër ka të bëjë me vendimet të cilat konsiderohen që janë të paligjshme ose të cilat janë nxjerrë në kundërshtim ose kushtetutën ose me frymën e ligjeve përkatëse, ose ka pasur një deskricion të tepruar në vendimmarrje. Këto janë ato tipare kyqe kisha me quajt të ankesave që paraqiten në Institucionin tonë, nëse flasim për shtyllat përkatëse”, bëri të ditur Avokati i Popullit.
Po ashtu, ai tha se në Institucionit e Avokatit të Popullit në mas të madhe janë të përfaqësuar edhe grupet e cenueshme.
Ndërsa, ai bëri të ditur se në këtë Institucion është e përfaqësuar edhe e drejta e punës.
“Nëse flasim për sektorë, kemi gjithashtu dallime të sektorit publik dhe privat, nga natyra e problematikave dhe gjithashtu është e përfaqësuar në masë të madhe e drejta e punës. Në sektorin publik ju referohemi jo efektivitetit të mekanizmave mbrojtës ose mosekzekutimit të vendimeve që tashmë janë marrë për ato raste të caktuara. Ndërsa, sektori privat është situatë shumë ma e rëndë sepse shumica e punonjësve në sektorin privat nuk kanë kontrata pune janë në pozita shumë më të cenueshme ose të viktimizuar në rast se ata kërkojnë të drejtën e vetë ose ankohen në një institucion të caktuar, ose rreziku ekziston që eventualisht mund të humbasin edhe vendin e punës si pasoj e hakmarrjes për ankesën e ushtruar në Institucionin publik. Shumë më delikate sesa procedurat në institucionet publike sepse atje është shumë më mirë e mbuluar me rregullativë ligjore dhe akte nënligjore. Ndërsa në sektorin privat është i vetmi ligji i punës i cili zbatohet dhe i cili ka mangësit e veta dhe nuk është ku me ditë sa i mbuluar në krahasim me sektorin publik. Pastaj edhe potencialet ose kapacitetet për mbikëqyrje të këtij sektori janë të kufizuara”, tha ai.
Po ashtu, Avokati i Popullit Hilmi Jashari, bëri të ditur se më parë kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese një ligj i cili është miratu nga Kuvendi që ka të bëjë me kundërvajtjen në Kosovë dhe që kanë konsideruar se përbënë cenim të rëndë të parimeve kushtetuese dhe standardeve ndërkombëtare.
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador