Të gjitha vendvotimet në Kosovë, në të cilat serbët do të votojnë për president të Serbisë, janë hapur me kohë, ndërsa deri në ora dhjetë kanë votuar 5,23 për qind, përkatësisht 5.544 votues të regjistruar, tha zëdhënësi i OSBE-së Senad Shaboviq.
Sipas tij, votimi tash për tash po kalon pa probleme dhe nuk ka parregullsi të theksuara.
Në Kosovë janë 90 vendvotime të shpërndara në 20 lokacione në kuadër të katër qendrave dhe 16 degëve.
“Qendrat për grumbullimin e votave ndodhen në Mitrovicë, Leposaviq, Shtërpcë dhe Graçanicë, dhe të gjitha kanë 16 degë në gjithë Kosovën, në rajonet ku jetojnë votuesit e regjistruar. Tash gjithçka po rrjedh mirë”, tha Shaboviq për mediat serbe.
Sipas tij, pas mbylljes së qendrave dhe degëve, OSBE do të dërgojë materialin zgjedhor në Komisionin Zgjedhor Republikan në Rashkë dhe Vranjë.
Shaboviq tha se vendimi për numërimin e votave do të merret me kohë.
“OSBE ka kompetenca që vendimin për numërimin e votave në vendin e ngjarjes ose në Rashkë dhe Vranjë ta marrë brenda ditës, në pajtim me faktorët tjerë relevantë dhe të sigurisë. Këtë vendim ende nuk e kemi, tashmë është fillimi i procesit, dhe do ta marrim me kohë”, tha ai.
Ndryshe, në Kosovë me të drejtë vote janë 105.929 votues.
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...