Google ADS

Komandanti i KFOR: Ushtria e Kosovës s’na përket neve

10:20 | 2 Prill 2017
Arbresh.info

Situata politikë në Kosovë është stabile, sipas Komandantit të KFOR-it Giovanni Fungo.

Fungo ka folur edhe për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, ku ka theksuar se ajo është çështje politike dhe se KFOR nuk është i përfshirë në këtë proces, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se misioni që drejton mbetet i përkushtuar në mbështetjen e paqes në Kosovë, ndërsa ka përmendur se në vitet e fundit ka pasur edhe tensionime të situatës.

“KFOR angazhohet në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe është për një Kosovë multietnike, ashtu siç e kërkon Rezoluta 1244”, ka thënë Fungo për “Evening News”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme