Kandidati serb për president, që e do Kosovën jashtë Serbisë, ka votuar i pari

10:12 | 2 Prill 2017
Arbresh.info

Nga të gjithë 11 kandidatët në garën për president të Serbisë, i pari që ka hedhur votën e tij ka qenë Nenad Çanak.
Lideri i SDV ka votuar në orën 7:00 me tu hapur vendvotimet, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

nn_1491119581-3285154

Ai ka votuar në qendrën e votimit “Rodosnica” një institucion parashkollor në Novi Sad.

Pas tij ka votuar edhe kandidati nga SLS dhe kryeministri aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

n_1491119575-9054179

Ky ka votuar në Beograd dhe ka qenë nën shoqërimin e bijës së tij Milica.

Deri tash kanë votuar zyrtar të tjerë serbë si: Marko Gjuriq, Nela Kuburoviq, Ivica Daçiq dhe Aleksandër Popoviq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme