Princi Charles paralajmëron Donald Trump-in

08:33 | 2 Prill 2017
Arbresh.info

Princi Charles paralajmëron presidentin Trump mbi qëndrimet e tij agresive ndaj refugjatëve në Evropë.

“Po rikthehen ditët e errëta të 1930-ave për shkak të agresivitetit religjioz që ka përfshirë globin” ka thënë princi i Wales-it, transmeton arbresh.info.

Ai tha për BBC-në se vuajtjet e refugjatëve nuk mbarojnë edhe pasi shkojnë në një vend të huaj.

“Prindërit e mi kanë luftuar dhe kanë vdekur për ta larguar injorancën dhe padrejtësitë dhe nuk mund të lejojmë që ekstremiteti të kthehet prapë” ka shtuar ai.

Fjalimi i Princit nuk ishte drejtuar drejtpërdrejt presidentit Trump, por komentuesit thonë që ishte paralajmërim mbi intencat agresive ndaj refugjatëve mysliman atje./Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme