Sot mbahen zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të cilat do të organizohen edhe në disa lokalitete të Kosovës të banuara me popullatë serbe.
Zgjedhjet mbahen me leje të Qeverisë së Kosovës dhe do të monitorohen nga OSBE-ja.
OSBE-ja ka bërë të ditur se në Kosovë do të ndërmarrë një operacion të grumbullimit të votave, duke hapur katër qendra grumbullimi dhe degë përkatëse nëpër Kosovë me prani të stafit të OSBE-së.
“OSBE ka bërë aranzhime për shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulim të duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote”, ka njoftuar OSBE.
Qendrat e votimit për serbët e Kosovës do të hapen në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 20:00.
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor