Dy shqiptarë, janë vënë në prangat e policisë italianë ditën e djeshme, pasi akuzohen si autorë të disa vjedhjeve spektakolare.
Bëhet fjalë për Eduart Biba, 33 vjeç dhe Adriatik Manjani, 27 vjeç me banim në Savona. Shqiptarët akuzohen si autorë të një sërë vjedhjesh banesash.
Dy shqiptarët”>shqiptarët identifikonin shtëpitë për t’i plaçkitur dhe nëse pronarët ishin në banesë ata i drogonin me një sprai narkotizues.
Gjatë arrestimit të tyre, karabinierët gjetën 2 mijë euro dhe sende të çmuara të vjedhura në shtëpinë e një të moshuare në Vado Ligure.
Ndërsa gjatë kontrollit në banesën ku qëndronin janë gjetur dhe sekuestruar 4 telefona celularë, 3 ora dhe 2 tabletë.
Driloni flet për largimin e Edit dhe miqësinë me të
Kryebashkiakja e Durrësit në pesëvjetorin e tërmetit: Rindër...
Kumbaro ndan artikullin e “El Periódico” për Shqipërinë: Jo ...
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...