“Tysoni Shqiptar” ia dedikon fitoren gjeneralit Ramush Haradinaj (FOTO/VIDEO)

23:33 | 1 Prill 2017
Arbresh Info

Nuri Seferi ia ka dedikuar fitoren e fundit kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.

Boksieri shqiptar i njohur ndryshe me nofkën “Tysoni Shqiptar” ka nokautuar boksierin hungarezin Laszlo Hubert në rundin e katër.

“Kjo fitore i dedikohet zotit Ramush Haradinajt, gjeneralit më të rëndësishëm të Kosovës”, ka thënë Seferi pas ndeshjes, shkruan portali arbresh.info.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është ndaluar nga policia franceze më 4 janar, në bazë të një urdhër arresti të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit në vitin 2004 për krime lufte.

Ndryshe, kjo ishte fitorja e 46 në karrierën e tij./arbresh.info

https://www.facebook.com/BoxerNuriSeferi/videos/1367399606650260/

screenshot_14 screenshot_10

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme