Pavarësisht mungesave të mëdha, Atletico Madridi ka siguruar tre pikë në ndeshjen si mysafirë ndaj Malagas.
Klubi nën udhëheqjen e Diego Simeones shënoi fitore me rezultat 0 me 2 në ndeshjen e xhiros së 29 në La Liga kundër Malagas të zhvilluar në stadiumin ‘La Rosaleda’, shkruan portali arbresh.info.
Koke dërgoi fillimisht në epërsi për 0 me 1 skuadrën pas asistimit nga Fernando Torres në minutën e 26′ të ndeshjes. Goli tjetër erdhi fraksionit e dytë të ndeshjes nga Filipe Luis për 0 me 2, ku asistues ishte sërish Torres.
Pas kësaj ndeshje, Atletico Madridi ka 58 pikë në tabelën e La Ligas në pozitën e tretë, ndërsa Malaga qëndron në pozitën e 16 me vetëm 27 pikë./arbresh.info
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë
Ukraina: Raketa e re ruse arriti shpejtësinë mbi 13.000 kilo...
Aksident me vdekje në Bulqizë, makina del nga rruga
Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë...