Google ADS

Presidenti egjiptian në Uashington, takim me Trump

22:07 | 1 Prill 2017
Trina Galanxhi

Presidenti egjiptian Abdel Fattah El Sisi mbërrin këtë të shtunë në Uashington, në kuadër të një vizite pesëditore që parashikon edhe një takim me homologun Donald Trump të hënën.

Kjo është vizita e parë zyrtare e një presidenti egjiptian në Shtëpinë e Bardhë që prej vitit 2010, kur Hosni Mubarak u takua me presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Sipas agjencisë së lajmeve “Mena”, fillimisht Sisi do të takohet ditën e diel me kreun e Bankës Botërore, Jim Yong Kim; sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson; dhe sekretarin e Mbrojtjes, James Mattis.

Gjithashtu, presidenti egjiptian pritet të marrë pjesë në një tryezë të rrumbullakët me krerët e kompanive amerikane që po investojnë në Egjipt ose që kanë shprehur interesin e tyre për të bërë një gjë të tillë.

Ndërkohë, në bisedën me Trump parashikohet që të shqyrtohen një seri çështjesh me interes dypalësh dhe rajonal, që nga lufta kundër terrorizmit, sidomos ndaj ISIS; deri tek konfliktet në Siri, Irak, Libi e Jemen; dhe stabiliteti politiko-ekonomik në rajonin e Lindjes së Mesme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme