Gareth Bale ka kërkuar nga Real Madridi të transferoj adoleshentin e Liverpoolit, Ben Woodburg.
17-vjeçari është thirrur nga trajneri Chris Coleman për ndeshjen e Uellsit kundër Republikës së Irlandës në kuadër të eliminatorëve në botërorin “Rusia 2018”, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Gareth Bale është impresionuar nga ajo që pa gjatë stërvitjeve dhe beson se “Los Blancos” duhet të transferoj talentin e ri.
Sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, Bale e sheh adoleshentin si hija e kolegut të tij në front, Cristiano Ronaldos. Madje, ish ylli i Tottenhamit ka folur me presidentin e Madridit, Florentino Perez, rreth situatës së tij.
Futbollisti është bërë lojtari më i ri nën fanellën e Liverpoolit që ka shënuar në këtë sezon gjatë ndeshjes kundër Leeds United në kuadër të ‘EFL Cup’.
Eden Hazard i Chelseat është lojtari tjetër që shihet si zëvendësues i Ronaldos në ‘Santiago Bernabeu’./arbresh.info
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele