Google ADS

Serbia refuzon konferencën për fizioterapi në Kroaci, shkak Kosova

20:34 | 1 Prill 2017
Arbresh.info

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu deklaron se duhet më shumë mbeshtetje nga Minsitria e Arsimit, në mënyrë që Kosova të përfaqësohet në forume të shumta profesionale ndërkombëtare.

Ai ka marrë pjesë si përfaqësues i Odës së Fizioterapisë së Kosovës në Kroaci në Konferencën “Çështjet profesionale dhe sfidat në Fizioterapi”.

Aty Haxhiu u prezantua me një punim shkencorë.

Kjo konferencë ndërkombëtare e fizioterapisë është organizuar nga Oda e Fizioterapisë së Kroacisë, në Zagreb me 31 Mars – 1 Prill 2017, ku Haxhiu ka falënderuar për mikpritjen, kryrtaren e Odës së Fizioterapisë së Kroacisë, Mirjana Grubišić.

“Ky ishte një takim shumë domethënës me kryetaren e ER-WCPT Sarah Bazin, me përfaqësues të WCPT-së, me kryetarë/e, përfaqësues dhe anëtarë të Odave të Fizioterapisë nga rajoni dhe Evropa”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme