Gjykata e Tiranës ka dhënë dënimin përfundimtar ndaj një prostitute 56-vjeçare dhe klientit të saj 76-vjeçar.
Të pandehurit Ismail S. dhe Lutfie B. u deklaruan të fajshëm për akuzën e “prostitucionit” dhe u dënuan me nga 70 mijë lekë gjobë.
Ata u ndaluan nga policia në kushtet e flagrancës, në tetor të vitit 2016, në një shtëpi pranë maternitetit të ri në kryeqytet.
Dy dhoma në katin e parë të kësaj banese ishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ku, pasi kryente marrëdhënie seksuale, 76-vjeçari i jepte pagesa nga 5-10 mijë lekë të vjetër të pandehurës Lutfie, si dhe 5 mijë lekë të vjetër pronarit të banesës, i cili po gjykohet në një proces të veçuar.
RREFIMI I TE MOSHUARIT
Referuar vendimit të Gjykatës, i pandehuri Ismail S. në deklarimet e tij ka pohuar se para një viti ka pasur të shtruar në maternitetin e ri nusen e nipit të tij.
Për shkak të qëndrimit të saj për një kohë të gjatë, i pandehuri është njohur jashtë ambienteve të spitalit me një person me emrin Luli, për të cilin kishte dëgjuar se gjente femra për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
I pandehuri ka deklaruar se meqë atij i kishte vdekur gruaja dhe kishte nevojë të kryente marrëdhënie seksuale, ka menduar të takonte këtë person. I pandehuri ka pohuar se këtë histori e kishte dëgjuar nga disa shokë të tij, të cilët kanë shkuar te Luli.
Në takimin me të, ai i ka kërkuar t’u gjente një femër për marrëdhënie dhe personi me emrin Luli i ka thënë se do ta njoftonte pasi t’i gjente. Pak ditë më vonë, teksa ka qenë në shtëpinë e tij, i pandehuri Ismail është telefonuar nga Luli, i cili i ka thënë të takoheshin për një kafe.
Kur ka shkuar dhe e ka takuar, Luli e ka drejtuar të moshuarin drejt ambienteve të një shtëpie, në katin e parë të saj. I moshuari është futur në njërën nga dhomat dhe ka pritur të vinte femra që do t’i sillte Luli.
Ajo është futur në dhomë dhe i është prezantuar me emrin Lutfie. I moshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me të dhe më pas i ka dhënë asaj 5 mijë lekë dhe një shumë të tillë edhe shtetasit me emrin Luli.
Gjatë deklarimeve të tij si i pandehur, Ismail S. ka pohuar se nuk e dinte nëse e pandehura Lutfie kryente marrëdhënie seksuale edhe me persona të tjerë, por ai për çdo rast që kryente, i jepte asaj 5 mijë lekë.
I pandehuri ka deklaruar se ndihet i turpëruar dhe i penduar për veprimin që ka kryer./albeu.com
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...