Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj fjalës së kryeministrit Isa Mustafa, ku ka thënë se para pak ditësh BE-ja ua liberalizoi vizat qytetarëve të disa ish-republikave sovjetike, të cilat jo vetëm që nuk e kanë përfunduar demarkacionin, por kanë probleme të mëdha territoriale me Rusinë.
Shkrimi i plotë i Krasniqit i publikuar në Facebook:KAUZA KOMBËTARE E KA BËRË SHTETIN, JO “KAUZA” E NËNSHTRIMIT
Më poshtë keni postimin e plotë të Krasniqit:
Kryeministri po vazhdon më të vjetrën. Ai kërkesën e opozitës, të ekspertëve të pavarur dhe te qytetarëve për të rishikuar demarkacionin më Malin e Zi, po thotë:“Konsideroj po ashtu se nuk ka asnjë kauzë politike si dhe asnjë luftë politike që arsyeton që t’i mbajmë peng qytetarët tanë, t’ju mohohet e drejta e lëvizjes së lirë, e drejta që ata të jenë të barabartë me qytetarë tjerë evropianë”. Kryeministër, kërkesa për të bërë demarkacionin me Malin e Zi pa humbur territor Republika e Kosovës, kërkesa për të bërë bisedime, si shteti me shtet me Serbinë, pa humbur sovranitet e pa nda sovranitet në raport me Serbinë, nuk janë kauza e as luftë politike për izolimin e Republikës e as të qytetarëve të saj?!Në kushte normale, ketë kauzë politike e luftë politike, do të duhej ta bënit ju, drejtuesit e shtetit. Ju Republikës shtet ia vendoset një fusnotë, e cila fusnotë në disa aspekte të rëndësishme politike e kthej Kosovën para 17 shkurtit 2008?!Para pak dite BE-ja ua liberalizoj vizat qytetarëve të disa ish-Republikave Sovjetike, të cilat jo vetëm që nuk e kanë përfunduar demarkacionin, por kanë probleme të mëdha territoriale me Rusinë! Pse ato nuk e kishin kusht demarkacionin?Pra, Kryeministër demarkacioni nuk është problem, pse qytetarëve të Kosovës nuk u është liberalizuar lëvizja e lirë në Zonën Shengen. E keni për obligim, qytetarëve të Kosovës tua tregoni pengesat reale për liberalizimin e vizave! Qeverisja e juaj dhe e aleatit tuaj në qeverisje është pengesa kryesore, mbase dhe e vetme që po i izolon qytetarët e Kosovës dhe askush tjetër.
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...
Gjatë fundjavës priten reshje shiu dhe bore në Kosovë
Alisson zbulon klubin ku dëshiron të transferohet pasi të la...
Hoti: Serbia nuk dëshiron zbatimin e deklaratës për të zhduk...
Haradinaj beson në lirimin e bashkëluftëtarëve që po gjykohe...