Google ADS

Maturantët rrezikojnë të ngelen në provim

08:20 | 4 Qershor 2015
Arbresh.info

Tridhjete e tremijë maturantë kosovarë do t’i nënshtrohen provimit të maturës të shtunën, sipas Ligjit për Provimin Përfundimtar dhe Provimin e Maturës Shtetërore.

Por, vonesa e amendamentimit të këtij ligji nga Kuvendi i Kosovës ka sjellë në situatë që maturantëve të mos iu mundësohet hyrja në provim të maturës pa u ndëshkuar, shkruan Zëri.

Për t’u shpallur i diplomuar maturanti kosovar edhe sivjet duhet të arrijë kriterin e pragut të kalueshmërisë 50 për qind nga rezultati i përgjithshëm i arritshmërisë së pikëve të provimit të maturës shtetërore.

Ndonëse, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, me ardhjen në kryer të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës (MASHT) ka premtuar se matura nuk do të jetë pengesë për regjistrim në fakultete, duke theksuar se standardi i ri që do të propozohet është heqja e pragut të kalueshmërisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme