Google ADS

Bayerni i pamëshirshëm edhe ndaj Augsburgut (VIDEO)

17:28 | 1 Prill 2017
Arbresh Info

Skuadra e Carlo Ancelottit është në prag të shpalljes kampion i Gjermanisë për të pestin vit radhazi pas fitores në derbin kundër FC Augsburgut.

Bayern Munichu mposhti me rezultat të thellë 6 me 0 skuadrën mysafire të xhiros së 26 në Bundesliga të zhvilluar në “Allianz Arena”, shkruan portali arbresh.info.

Sulmuesi polak Robert Lewandowski (18′)(79′)(55′) shënoi hat-trick, ndërsa Thomas Muller (80′) (36′) dhe Thiago (62′) ishin autorët e golave të tjerë për skuadrën e Carlo Ancelottit.

“Bavarezët” tani qëndron me 13 pikë më shumë se RB Leipzig duke iu afruar edhe më shumë titullit në ligë, ndërsa FC Augsburgu qëndron në pozitën e 16 me vetëm 29 pikë. /arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme