Vetëm brenda pak ditësh, BDI-ja ka pasur qëndrime kontradiktore nëse tërheqja e kuadrove të saj nga Qeveria do të ndihmonte zhbllokimin e procesit ose do të impononte zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ditë më parë, vetë zëdhënësi Bujar Osmani deklaroi se tërheqja do të nënkuptonte zgjedhje të parakohshme.
Një ditë më parë kjo parti në tryezë hapi debatin për tërheqjen e mundshme të ministrave të tyre nga Qeveria teknike por kreu i kësaj partie Ali Ahmeti, nga ana tjetër tha se nuk përkrahin idenë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare, transmeton Alsat M.
Nëse BDI-ja merr vendimin e largimit të ministrave dhe zv/ministrave të saj nga kabineti qeveritar, mbetet e paqartë se si do të verifikohen dorëheqjet e tyre në kohën kur Kuvendi është akoma i pa konstituuar. Nëse llogaritë përfshinë edhe ministrin e brendshëm Agim Nuhiu që mori postin pas largimit të ish ministrit Oliver Spasovski, BDI-ja ka 9 nga gjithsej 26 anëtarë në kabinetin qeveritar. Kushtetuta parashikon që në rast të dorëheqjes së 1/3 së anëtarëve të kabinetit, Kuvendi të vendosë për zgjedhjen e Qeverisë së re.Kushtetuta nuk precizon nëse kjo nënkupton mbajtjen e zgjedhjeve të reja ose votimin e Qeverisë së re në Kuvend.
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...