Ka pak ditë që është prezantuar dhe vetëm më datë 21 prill do të nisë shitja masive e tij, por forumet hi-tech i kanë gjetur që tani një “cen”.
Samsung Galaxy S8, i prezantuar me aq bujë të mërkurën, nuk është aq perfekt sa prezantohet. Të paktën kështu pretendohet nga forume të ndryshme dhe faqe interneti kushtuar teknologjisë.
Në to është përhapur me shpejtësi një lajm që cënon sigurinë e këtij telefoni. Sipas eksperimenteve të kryera prej tyre, pajisja më e fundit e Samsung ‘mashtrohet’ me një foto.
Bëhet fjalë për shtojcën e sigurisë që mundëson identifikimin përmes skanimit të fytyrës së përdoruesit. Ky shërbim duket se nuk ofron sigurinë maksimale dhe nuk është e nevojshme që telefonit t’i tregohet fytyra e të zotit, por mjafton edhe një foto e tij.
Samsung nuk ka komentuar ende këtë lajm, por përflitet se deri më 21 prill, kompania koreano-jugore mund të nxjerrë një përditësim të sistemit për riparimin e këtij problemi.
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve