Google ADS

Në Colmar të Francës protestohet për lirimin e Haradinajt

14:54 | 1 Prill 2017
M. A.

Sot në Colmar të Francës kanë protestuar qindra shqiptarë nga mbarë Europa për lirimin e ish Kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK, Ramush Haradinajt.

Është kjo protesta e fundit që shqiptarët organizojnë para seancës së radhës, me 6 Prill kur Gjykata e Apelit në Colmar do të shqyrtojë rastin e Haradinajt i cili në këtë shtet po mbahet nga 3 Janari i këtij viti me kërkesë të Serbisë për ekstradim.

Ramush Haradinaj ka kaluar në dy Procese në Hagë nga të cilat është liruar si i pafajshëm.

Ndalimi i tij në Francë ka ngjallur valë solidariteti nga shqiptarët në krejt Europën.

img-1650-1_1491050738-2926772 img-1650_1491050740-8262407 img-1648_1491050742-8971301

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme