Protestuesit në Paraguaj i kanë vënë zjarrin ndërtesës së Kongresit pasi ligjvënësit në mënyrë të fshehur votuar për një amendament kushtetuese, që do t’i lejojë presidentit të rizgjidhet.
Protestuesit sulmuan organin ligjvënës që gjendet në kryeqytetin Asucion dhe arritën t’i vënë zjarrin pjesës së brendshme të ndërtesës.
Policia ka përdorur plumba gome dhe topa uji për të shpërndarë turmën. Dhjetëra njerëz thuhet se janë lënduar, përfshirë protestues, zyrtarë policorë dhe politikanë.
Presidenti Horactio Cartes ka bërë thirrje për qetësi ndërkaq ka paralajmëruar se qeveria do të vazhdojë përpjekjet “për të ruajtur rendin në republikë”.
Kushtetuta e vitit 1992, e këtij shteti të Amerikës Jugore, ka vendosur kufizime për mandatin e presidentit. Aty thuhet se presidenti mund të mbajë një mandat presidencial prej 5 vjetësh. Por Cartes është duke u munduar që të heq këtë kufizim.
Më herët gjatë 31 marsit, pas një takimi privat të 25 senatorëve, shumica në Senat miratoi një projektligj për ndryshimin e Kushtetutës. Teksti duhet që të miratohet nga dhoma e e deputetëve, ku partia e Cartes ka shumicën.
Kritikët thonë se ndryshimi i propozuar kushtetues do të dobësojë institucionet demokratike në Paraguaj.
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...