Një lajm i mirë për më shumë se 1300 shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Luksemburg dhe anasjelltas, të cilët do të kenë mundësinë të përfitojnë nga marrëveshja për njohjen e periudhave kontributive mes Shqipërisë dhe Luksemburgut.
Kjo pasi zëvendësministrja e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Vjollca Braho, së bashku me ministrin e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore të Luksemburgut, Romain Schneider, kanë firmosur marrëveshjen administrative midis qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut.
“Falë kësaj marrëveshje bëhet e mundur që shtetasve të të dy vendeve t’iu njihen periudhat kontributive për efekt të vjetërsisë në punë dhe të sigurimeve shëndëtësor. Në fjalën e saj, Braho, u shpreh se pavarësisht vështirësive të hasura, do të vazhdojmë punën për nënshkrimin e marrëveshjeve të tilla me të gjithë vendet ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët, në mënyrë që askush të mos humbë asnjë qindarkë nga paratë e derdhura për efekt pensioni”, thuhet në komunikatën e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...