Në finalen e Miami Open lojtarët Roger Federer dhe Rafael Nadal, dikur tenistët më të mirë në botë këtë vit do të ofrojnë edhe një “klasike” në sportin e bardhë, raporton Anadolu Agency (AA).
Kohë më parë Federer dhe Nadal luajtën në finale të Australian Open në të cilën pas pesë seteve fitoi zvicerani. Tani Nadal do të ketë mundësi ti hakmerret në Miami.
Spanjolli i cili aktualisht është në pozitën e shtatë në botë në gjysmëfinale e mposhti italianin Fabio Fognini me 2:0 në sete (6:1, 7:5). Federer ka patur punë shumë të rëndë kundër australianit Nick Kyrgios të cilin e fitoi pas tre seteve dhe 15 minuta.
Të gjitha setet shkuan në tie-break, por lojtari i gjashtë aktualisht në ATP listë edhe njëherë tregoi përse me vite sundoi botën e tenisit. Fitoi 2:1 në sete 7:6, 6:7 dhe 7:6.
Finalja mes Federer dhe Nadal është në program të dielën me fillim në ora 21 sipas kohës së Evropës Qendrore.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza