Tri raste të drogës në Gjilan, arrestohen katër persona

11:17 | 1 Prill 2017
Arbresh.info

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Avdullah Tahiri”, në Gjilan, pasi gjatë kontrollit të tyre dhe në veturën me të cilën udhëtonin, janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit Kokainë me peshe prej 2.7 gram.

Me urdhër të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Po në Gjilan, është arrestuar i dyshuari pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshe prej 1.1 gram. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.

Kurse, në fshatin Shillove të Gjilanit, është arrestuar i dyshuari pasi gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë me peshë prej 1.4 gram. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.

Marihuanë me peshe prej 2.6 gram, është konfiskuar edhe në fshatin Kabash të Vitisë, ku edhe është arrestuar një persona. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt./

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme