Mungesa e buxhetit dhe nxjerrja e akteve nënligjore janë arsyet për moszbatim të Ligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti, shkruan sot KD.
Ministri i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, gjatë raportimit të tij në Komisionin Parlamentar për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale ka thënë se ata janë në përfundim të hartimit të pesë akteve nënligjore për specifikim të Ligjit, derisa mungesën e buxhetit e ka arsyetuar me faktin se të tillë e ka trashëguar kur e ka marrë postin e ministrit.
Ka thënë se do të kërkojnë që me rishikim të buxhetit, të ndahen mjetet shtesë për zbatim të këtij Ligji.
“Janë pesë akte nënligjore në të cilat është duke u punuar. Akti i parë është draft udhëzimi administrativ për kategorizimin e shfrytëzuesve për pensionet e kontributdhënëse, diçka që jemi duke punuar në bazë të formulave të ndryshme, jemi konstant në takime të përditshme me Lidhjen e pensionistëve dhe përfaqësuesit e tyre edhe sot i kam vizituar, sepse ka ide të shumta se sa duhet të jetë formula dhe nuk është e specifikuar deri sa mund të shkojë kategorizimi i pensioneve sa u përket kontributdhënësve”, ka deklaruar Abrashi.
Sipas tij, ky nuk është proces i lehtë dhe se kërkesat janë të mëdha e mundësitë buxhetore janë të vogla.
“Mirror”: Shqipëria, destinacioni më i kërkuar për pushime n...
Borrell zhvillon takim me liderët e Ballkanit Perëndimor të ...
Gërvalla në Takimin e Grave Ministre të Punëve të Jashtme në...
Policia jep detaje për vrasjen e Florim Zeqirit, rasti duke ...
Një i moshuar vdes në një kafiteri në Obiliq, policia nis he...
Superliga vazhdon sot me dy superduele