Zgjedhjet e 2 prillit për president të Serbisë, të cilat nuk dihet nëse do të organizohen edhe në Kosovë pasi OSBE-ja ende nuk është deklaruar nëse do të kyçet në proces, kanë nxjerrë heroin e serbëve të Kosovës Aleksandër Vuçiqin, të cilin e vlerësojnë shpëtimtar të tyre. Me Vuçiqin president serbët do të flenë të qetë, por ka edhe të tillë që nuk janë të interesuar për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë.
Pllakate në rrugë dhe sheshe të veriut të Mitrovicës, ballinat e ndërtesave dhe të objekteve të ndryshme janë mbushur përplot me posterë të kandidatëve për president të Serbisë, me simbole të subjekteve politike serbe dhe me grafite që thërrasin serbët e veriut të dalin në zgjedhje.
Dominojnë ato të Aleksandër Vuçiqit, kryeministrit aktual të Serbisë dhe të kandidatit më serioz për t’i fituar zgjedhjet, si dhe ato të radikalit Vojisllav Sheshel, por nuk mungojnë as posterët e Vuk Jeremiqit dhe të ndonjë kandidati tjetër, siç është ai i liderit të lëvizjes “Dveri”, Boshko Obradoviq, shkruan “Zëri”.
Partia e Vuçiqit ka bërë fushatë edhe në Kosovë me disa tubime elektorale nga të cilat u është bërë thirrje serbëve që të votojnë për Vuçiqin.
Në anën tjetër shqiptarët e Kosovës janë përpjekur t’i ndalojnë serbët të shkojnë në tubimin elektoral, të cilin e kishte organizuar partia e Vuçiqit në Leposaviq, duke bllokuar për pak kohë rrugët në Rahovec, në Gjilan dhe në Vushtrri.
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale