Përkujdesi ndaj fëmijëve është një proces shumë kompleks, i cili i vendos prindërit para shumë përgjegjësive dhe një vigjilence absolute 24 orë në 24 orë.
Por jo gjithmonë arrijnë të kenë situatën nën kontroll. Mjafton një moment i humbjes së vëmendjes dhe fëmija juaj mund të gjendet në një situatë të rrezikshme siç është mbytja. Kjo lidhet edhe me natyrën kureshtare të fëmijëve që kanë dëshirë të luajnë dhe u pëlqen të fusin në gojë gjjithçka. Në qoftë se fëmija juaj rrezikon të mbyetet, çdo sekond mund të jetë i shtrenjtë.
Në artikujt e mëparshëm ju kemi informuar me pesë hapat që duhet të ndërmerrni kur fëmija juaj rrezikon të mbytet, rikujtojini ato duke klikuar këtu. Në artikullin e sotëm do t’ju njohim me tre veprimet që s’uhet të bëni pasi mund të përkeqësoni situatën. Së pari duhet të dini se bllokimet e rrugëve të frymëmarrjes nuk janë të gjitha njëlloj, disa prej tyre janë të pjeseshme, kurse të tjera të tjera janë të plota. Kur bllokimi është i pjesëshëm, buzët e fëmijës janë në ngjyrë blu mavi, ai kollitet dhe shtrëngon fytin për të treguar që ka diçka që s’shkon.
Këta janë reagimet e para fiziologjike të tij për të sinjalizuar prindërit se ka diçka që nuk shkon. Trupi i tij reagon në mënyrë instiktive dhe ju duhet të reagoni në kohë. Këta janë tre veprimet që nuk duhet të bëni kurrë në rast se fëmija juaj rrezikon të mbytet:
– Nuk duhet ta ktheni kurrë fëmijën me kokë poshtë. (Koka është pjesa që peshon më shumë në trupin e tij dhe kur e ktheni me kokë poshtë rrezikoni që t’i krijoni fraktura në kockat e qafës.)
– Nuk duhet të vendosni kurrë një dorën në gojë dhe me tjetrën të shtrëngoni fytin. (Kur një fëmijë po mbytet, ai ka nevojë për ajër dhe jo t’ia bllokoni atë.)
– S’duhet t’i jepni ujë në ato momente. (Ky veprim mund të përkeqësojë situatën. Uji nuk depërton atë që ka gëlltitur fëmija duke krijuar kështu një tjetër bllokim të frymëmarrjes.)
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?