Google ADS

Trupat turke mbeten Siri

23:25 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Ushtria turke ka njoftuar se trupat e saj do të mbeten në Siri edhe pse operacioni luftarak i quajtur “Mburoja e Eufratit”, ka përfunduar.

“Ne do të vazhdojmë aktivitetet për të mbrojtur sigurinë kombëtare, t’u mundësojmë vëllezërve dhe motrave tona të zhvendosur për t’u kthyer në vendin e tyre dhe për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon”, thuhet në deklaratën e ushtrisë turke.

Gjatë kësaj jave ushtria turke, ka shpallur të përfunduar aksionin luftarak “Mburoja e Eufratit”, i zhvilluar për disa muaj në qytetin Al bab në Siri, ku trupat turke kanë luftuar kundër xhihadistëve të të ashtuquajturit Shteti Islamik./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme