Festim Pllana, rreth 20 vjeçar nga fshati Bardh i Madh i Fushë-Kosovës është goditur nga treni para dhjetë ditësh (21 mars), afër stacionit të trenit në Prishtinë dhe ai tani ka nevojë për ndihmën tonë, pasi i duhet mjekim jashtë vendit.
Treni atij ia ka dëmtuar rëndë njërën këmbë dhe njërën dorë, andaj familja e Festimit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mjekimi i djalit të tyre duhet të bëhet jashtë Kosovës
Në njoftim bëhet e ditur se Festimi ka nevojë që t’i vendoset proteza në këmbë dhe në dorë, por për këtë nevojitet një shumë e konsiderueshme e parave, andaj kanë kërkuar ndihmë nga kushdo që ka mundësi.
“Nëse ne bashkohemi në ndihmë është e lehtë për të arritur deri te qëllimi që ta kthejmë prap në këmbë në mesin tonë. Zoti iu shpërbleftë për kontributin tuaj“, thuhet veç tjerash në njoftimin që mban emrin e vëllait të Festimit, Enis Pllanës.
Vendi ku mund t’i adresoni të hollat, sipas njoftimit, është “lokali te shtëpia e Nebih Krasniqit (Bllacës).
“Të hollat mund t’i dërgoni në llograinë bankare,Raiffaisen Bank 1501001016103450, Enis Pllana”, përfundon njoftimi
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...