Sonte në Shëngjin janë mbledhur përfaqësues të qeverive nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe biznesmenë nga këto tri shtete për Forumin “Promovimi i ndërmarrësisë, prodhimit dhe produkteve të trojeve shqiptare”.
Fillimisht delegacionet e mbledhura nga trojet shqiptare, sonte kanë organizuar një dakë mirëseardhëse, për të filluar nesër zyrtarisht në orën 10:30 Forumi, ku në hapje fjalime përshëndetëse do të mbajnë Nikolin Jaka, drejtor ekzekutiv i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë, Astrit Shabani kryetar i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, si dhe Nebi Hoxha drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Veri Perendimore të Maqedonisë.
Po ashtu pjesë e panelit janë edhe ministrja kosovare e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ministri shqiptar i Ekonomisë Driton Kuqi si dhe ministrja shqiptare e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Tregtisë, Milva Ekonomi.
Në Forum po ashtu do të bëhet edhe prezantimi i platformës të re prodhuese për Shqipëri dhe Kosovë. Gjithashtu do të ketë edhe diskutime të hapura për propozime nga ndërmarrësit
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...