Lajmi është bërë i ditur për syri.net nga burime të policisë, të cilat kanë thënë se kanë nisur hetimet për të identifikuar personin apo personat që me armë kanë kërcënuar udhëtarët.
Denoncimi ka ardhur mesnatën e djeshme ku një shqiptar nga Kosova ishte duke udhëtuar nga Suedia për në vendin e tij.
Qytetari me inicialet R.B. ka denoncuar në polici se rreth orës 23:00 të enjten ishte ndalur në një karburant në Rrugën e Kombit.
Por pasi ka ndaluar makinën aty kishte dalë një person me kallashnikov në dorë. Nuk dihet saktësisht si ka rrjedhur ngjarja, por menjëherë më pas, kosovari kishte telefonuar policinë.
Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet për të identifikuar personin apo personat që kanë dalë me armë.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...