Ky është viti i katërt radhazi në të cilin hapet Panairi i Punës në Tiranë dhe mbi 80 kompani publike janë pjesë e tij.
Panairi, sic është bërë traditë tashmë hapet në mjediset e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ku secila kompani ka ofertat e saj për punëmarrës potencialë.
Disa prej vendeve vakante që zënë pjesën më të madhe të ofertave janë : Operatorë telefonikë, vrojtues plazhi, inxhinierë elektrikë, shoferë e deri te mësues, infermierë dhe financierë janë këto disa prej pozicioneve të punës që ofrohen nga biznesi.
Këtë vit “trofeu” i kërkesave për punësim ka kaluar në duart e federatës “Vrojtuesit e plazhit dhe shpëtimit në ujë”, e cila prezantohet në panair me rreth 2 mijë vende të lira, punësim sezonal kryesisht për të rinjtë.
Të interesuarit duhet fillimisht të licencohen, dhe kjo bëhet nëpërmjet regjistrimit e ndjekjes së një kursi në qendrën e formimit profesional. Nga një vështrim i bërë në çdo stendë, është e pamundur të mos bjerë në sy po ashtu fakti se edhe këtë vit kompanitë call center zënë një vend të rëndësishëm në tablonë e ofertave, me kërkesa që variojnë nga 100 deri në 500 vende.
Duket se ligji italian i miratuar në fund të vitit të kaluar për largimin e këtyre kompanive nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian, nuk ka impaktuar njësoj te të gjitha. Një pjesë prej tyre vijojnë ende të jenë pjesë e tregut vendas, duke kërkuar që të rekrutojnë kryesisht të rinjtë, që janë njohës të mirë të gjuhës italiane dhe asaj angleze. Pas tyre, bazuar në nivelin e kërkesës, mund të renditen kryesisht bizneset fason dhe kompanitë e transportit me rreth 50 vende.
Më pak hapësirë për punësim është tek institucionet shtetërore. Instituti i Statistikave ka në dispozicion 37 vende të lira, që konsistojnë në pozicione si anketues, operatorë dhe kontrollorë të anketave dhe vrojtimeve që INSTAT kryen.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit