Operohet Pjaca, ja kur do të kthehet

20:07 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Marko Pjaca i është nënshtruar intervenimit kirurgjik në gju.

Talenti kroat ka këputur ligamentin e gjurit në ndeshjen mes Estonisë dhe Kroacisë të zhvilluar të martën.

Pjaca është operuar në mëngjesin e sotëm dhe shumë shpejt do ta nisë fazën rehabilituese për t’u kthyer sa më shpejt në fushë.

Ndonëse në fillim thuhej se Pjaca do të qëndronte afro 8 muaj jashtë fushave, pas operimit mjekët janë optimist që futbollisti i Juventusit do të jetë i gatshëm për lojë pas 6 muajsh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme