Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë edhe sot pasdite në seancën konstituive u debatua për zgjedhjen e kryetarit, zëvendëskryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve. Pjesa e pasdites e seancës vazhdoi me vërejtje procedurale, replika dhe kundërreplika midis deputetëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së.
Deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë përjashtimin e deklaratës së Tiranës ose shpalljen e zgjedhjeve të reja parlamentare së bashku me ato lokale. Nga LSDM-ja nga ana tjetër me qëndrimin se duhet të zgjidhen anëtarët e Komisionit, më pas të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe të votohet për programin e qeverisë.
Petre Shilegov i LSDM-së tha se dëshiron t’u përgjigjet të pavërtetave të cilat përhapen prej foltores së kuvendit dhe theksoi se ndryshim të simboleve shtetërore nuk do të ketë, ndryshim të karakterit kushtetues të Republikës së Maqedonisë si demokraci parlamentare dhe shtet unitar nuk do të ketë dhe se zbatim të dygjuhësisë në gjithë territorin e Maqedonisë nuk ka. Ai tha se për dallim prej disa të tjerëve, deputetët e LSDM-së janë njerëz me integritet dhe se nuk shiten.
Ilija Dimovski i VMRO-DPMNE-së duke i replikuar Shilegovit tha se këto pesë ditë nëse jo tjetër u kanë ndihmuar të vijnë deri tek konstatimi se në Republikën e Maqedonisë po përgatitet mashtrim i madh.
“Ekzistojnë dhjetëra e dhjetëra deklarata nga Zoran Zaev, nga Ali Ahmeti, nga Bujar Osmani dhe Artan Grubi… në të cilat ka pohime të qarta dhe precize. Zaev tha se është pozitiv ndaj platformës dhe se është pjesë e punëve të harmonizuara, Ahmeti tha se ligji për gjuhët është çështje e mbyllur dhe edhe pse të gjithë këtë e panë qytetarët akoma ka njerëz në Kuvendin e RM-së të cilët pohojnë se nuk ka deklaratë tjetër. Të parët e lexojnë platformën, të tjerët e vërtetojnë ndërsa të tretët thonë se nuk ka deklaratë. Vallë duhet dëshmi më e madhe se kjo gjë është mashtrim. Nxirnni në çdo detal të gjitha gjërat për të cilat jeni dakorduar. Jeni të obliguar që ta informoni opinionin për të gjitha detajet dhe prej kësaj pozite do të jetë shumë e lehtë t’i mbroni pozitat e juaja”, tha Dimovski.
Seanca konstituive e Kuvendit të Maqedonisë do të vazhdojë të hënën në orën 12.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...