Ivanka Trump ankohej kur media e quante ‘këshilltare’, tani është zyrtarisht e tillë

19:24 | 31 Mars 2017
M. A.

Tre javë para ditës së zgjedhjeve në SHBA, Ivanka Trump kishte sqaruar diçka për të gjithë: “Nuk jam këshilltare, jam e bija”, kishte thënë ajo për revistën ‘Fortune’.
Asaj nuk i kishin pëlqyer raportet në media që e portretizonin si një nga zërat më me ndikim në rrethin politik të babait të saj.

Megjithatë, këtë javë, Ivanka Trump dëshmoi se të gjithë kishin të drejtë, ajo mori edhe formalisht detyrën e ‘këshilltares’ duke u bërë një e punësuar e qeverisë.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme