Ngritet flamuri shqiptar në qendër të Kumanovës, policia arreston autorët (FOTO)

18:01 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Në orët e pasdites, dy persona kanë ngritur flamurin kombëtar shqiptar në qendër të Kumanovës, ndërsa kanë ulur ate maqedonas, që ishte në shtizën gjigante në qendër të Kumanovës.

Por autorët e këtij rasti menjëherë janë arrestuar nga policia në vendin e ngjarjes, informon INA.

Për momentin po ndodh një tollovi në qendër të qytetit, ku policia po tenton të fus në furgon personat që kryen aktin. MPB pritet të jap hollësi për këtë rast.

policia-2

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme