Google ADS

Mercedes 300SL Roadster feston ditëlindjen e 60-të (Foto)

17:27 | 31 Mars 2017
Arbresh.info

Njëra nga ikonat më të mëdha të automobilave të shekullit 20 ka debutuar para gjashtëdhjetë vjetësh në sallonin e automobilave në Gjenevë, në vitin 1957.

Mercedes në historinë e tij ka prodhuar një numër të madh të veturave të njohura, të cilat kanë lënë gjurmë, por vetëm disa prej tyre kanë arritur famën e modelit 300SL Roadster. I krijuar si kabrio i versionit të njohur Mercedes “Gullwing” nga viti 1954, 300SL Roadster për herë të parë doli para publikut në vitin 1957, në sallonin prestigjioz të automobilave.

Siç thonë në Mercedes, automobili është prodhuar para se gjithash nën ndikimin e atëhershëm të tregut amerikan. Në fakt, versioni kupe i 300SL “Gullwing”, i cili në shitje ishte hedhur tri vjet më herët, ishte sidomos i popullarizuar në Amerikën Veriore, ku ishin porositur 800 nga 1.400 automjete të prodhuara. Në të njëjtën kohë, blerësit potencialë treguan interesim të madh edhe për automobila sportivë me tavan të hapur.

Transformimi nga kupe në kabrio shkaktoi edhe forcim shtesë të karrocerisë, andaj në fund 300SL Roadster ishte rreth 120 kg më i rëndë se sa versioni me tavan.

Megjithatë, kjo nuk zvogëloi karakteristikat sportive të automobilit, i cili ka motor me gjashtë cilindra, 3.0 litra dhe 215 kuaj fuqi./Arbresh.info/

2_4558 3_1242

 

 

Të ngjashme